Site icon Telegrafi

Hykmete Bajrami kërkon nga Albulena Haxhiu që të zbardhet rasti i 2.1 milionëve

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë që të autorizojë organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e 2.1 milionë eurove.

Në fjalimin e saj në Kuvend, Bajrami tha se nuk fshihet dhe se që është mirë të autorizohet çdo organ që të merret edhe me rastin e 2.1 milionë eurove.

“Unë Hykmete Bajrami po u them të gjithë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se jetojë në Prishtinë. Vi çdo herë në Kuvend sa herë ka seancë apo Komisione Parlamentare. Nuk fshihem askund. Ministrja e Drejtësisë e cila dje tha që e kam autorizuar që të merret me rastin e drogës, është mirë që me e autorizu çdo organ që të merret edhe me rastin e 2.1 milionëshit dhe me rastin e Hykmete Bajramit sepse duhet me u pastru njëherë e përgjithmonë kjo çështje”, ka thënë ajo.

Më tutje ajo tha se është ballëhapur dhe e pastër për rastin e 2.1 milionë eurove.

“Unë qëndrojë këtu. Jam ballëhapur jo vetëm sa kam qenë në Ministrinë e Financave por në të gjitha institucionet. Zbardheni këtë rast dhe mos u mundoni me ma mbyll gojën me 2.1 milionë. S’ma mbyllni asnjëherë sepse jam e pastër”, ka thënë ajo.

Ndaj kësaj deklarate të Bajramit, ka reaguar edhe ministrja Albulena Haxhiu.

“Më vjen keq që nuk jeni në dijeni për përgjegjësitë që i ka ministri në raport me rastet që hetohen nga prokuroria. Nëse nuk e dinë më lejo të njoftojë që ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë që ta autrorizojë Prokurorinë që të nis hetime. Ministri i Drejtësisë i autorizon autoritetet e huaja që të vijnë në Kosovë. Guardia de Finanza ka qenë në Kosovë me autorizimin ti”, ka thënë Bajrami.

Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version