Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami thotë se LDK-ja ose qëndron në opozitë ose qeverisë vetë, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për një bashkëqeverisje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.
“U bënë të gjithë se bashku, na rrezuan me të vetmen akuzë që nuk ecnim shpejtë. Tani të gjithë na duan në Qeveri, sepse s’mund të lëvizin pa ne”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.
“Ne rrimë në opozitë ose do të qeverisim vetë”, thotë tutje ajo.
Sipas saj, LDK nuk bartë asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar dhe atë që mund të krijohet në ditët në vijim.
“Përgjegjësia është e skenaristëve të kësaj situate, e që janë të gjitha partitë politike, përheq LDK-së”, ka shkruar në fund Bajrami.