Telegrafi

Hykën e duan skuadrat turke, por ai dëshiron MLS-n

Jahmir Hyka është në pritje për tu larguar nga Luzerni.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer në kampionatin zviceran këtë edicion dhe ka oferta të rëndësishme.

Sipas medieve zvicerane, janë dy skuadra turke që janë gati të paguajnë 200 mijë euro për kartonin e lojtarit aq sa po kërkon Luzern.

Mirëpo vet tiranasi si duket nuk po dëshiron kalimin në Turqi dhe është i interesuar për MLS ligën amerikane.

Është skuadra San Jose që po kërkon me ngulm të nënshkruajë me lojtarin por refuzon t’i paguajë dëmshpërblimin Luzernit.

Si duket amerikanët kanë arritur marrëveshje me Hyken i cili do të qëndrojë edhe katër muaj në Luzern pastaj do t’i bashkohet si futbollist i lirë. /Telegrafi/