Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka nuk po kalon momente të mira në Luzern.
Anësori këmbëshpejtë ka marrë një dënim nga trajneri i skuadrës së tij Markus Babel.
Në ndeshjen mes Luzernit dhe ST Gallenit, Hyka u detyrua ta shikoi ndeshjen nga tribunat.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja zvicerane ‘Blick’, Babel e ka dënuar shqiptarin pasi nuk ka pasur angazhimin e duhur.
Mbetet të shihet nëse dënimi ka qenë vetëm për një takim apo do të vazhdoi edhe në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/