Site icon Telegrafi

Hykën e do Besiktasi

Luzern po bën një sezon të mirë, teksa aktualisht mban vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Kjo ka bërë që disa prej lojtarëve të saj të vihen në shënjestrën e ekipeve të tjera.

Mes këtyre lojtarëve është edhe Jahmir Hyka.

Sipas Blick, pas mesfushorit të Kombëtares shqiptare është skuadra e Besiktasit, e cila po lufton për titullin kampion në Turqi me Basaksehir.

Hyka këtë sezon po paraqitet mirë, teksa arriti të rifitojë sërish Kombëtaren.

28-vjeçari është aktivizuar në 15 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola në kampionatin zviceran.

Exit mobile version