Jahmir Hyka nuk është ftuar nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë.
Nga sa thotë vetë lojtari, e gjithë duket të jetë një zgjedhje e italianit, që po mendon edhe për kualifikueset e Evropianit.
Nga USA, Hyka në lidhje me mbetjen jashtë grumbullimit me Kombëtaren, thotë:
“Nuk e di pse nuk jam në listë, të them të drejtën. Edhe fizikisht jam shumë mirë, nuk kam pasur asnjë problem fizik, edhe pse kohët e fundit nuk kam luajtur titullar”.
“Për shkak të udhëtimeve të gjata dhe për faktin që jemi në fund të sezonit, trajneri kërkon të menaxhojë sa më mirë skuadrën”.
Mesfushori nuk e ka problem që i duhet të udhëtojë shumë për t’iu bashkuar ekipit Kombëtares.
“Nuk ka të bëjë largësia, mendoj. Për Shqipërinë nuk lodhem kurrë, e kam thënë gjithmonë, ndaj nuk e kam problem të udhëtoj nga Amerika në Shqipëri”, ka deklaruar Hyka në “Sport Ekspres”.