Policia e Kosovës njofton se në Skenderaj më datë 12.08.2019 rreth orës 19:00, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij ku i kishin vjedhur 200 euro para të gatshme, stoli ari dhe bizhuteri.
Sipas raportit policor nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar./Telegrafi/