Site icon Telegrafi

Huthi të Jemenit publikojnë videon e lëshimit të raketave balistike dhe dronëve në Izrael

Huthi të Jemenit, rebelët e mbështetur nga Irani, sulmuan Izraelin të martën. Sot ata publikuan një video të lëshimit të raketave balistike dhe dronëve.

Video tregon lëshimin e disa llojeve të raketave dhe dronëve kamikaz, transmeton Telegrafi.

Houthi-t thanë dje se sulmet ishin në hakmarrje për luftën e Izraelit kundër lëvizjes Hamas në Gaza.

Lexo po ashtu Netanyahu për vdekjen e ushtarëve izraelitë: Ata ranë në luftën më të drejtë

Ushtria izraelite kishte raportuar më herët për një sulm ajror armik. Si përgjigje, sirenat u dëgjuan pranë Elyat, një vendpushim në bregun e Detit të Kuq.

“Nuk ka asnjë kërcënim apo rrezik në këtë rajon”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

Të premten, Izraeli akuzoi Houthi-t për kryerjen e një sulmi të ngjashëm me dron, kur aeroplanët izraelitë synonin objektivat e armikut që lëviznin në jug të Izraelit.

Lexo po ashtu Për herë të parë nga fillimi i luftës, hapet pikëkalimi kufitar Rafah - pritet evakuimi i shtetasve të huaj dhe palestinezëve të plagosur

Në vitin 2014, rebelët Houthi pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sana’a dhe një pjesë të madhe të veriut të vendit.

Pas kësaj, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në Jemen për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht atje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version