Telegrafi

Huthi kryen sulm me dronë dhe raketa mbi anijet në Detin e Kuq, intervenojnë luftanijet amerikane dhe britanike

Në Detin e Kuq, një nga sulmet më të mëdha ndaj anijeve në zonë është nisur nga Huthi, rebelë nga Jemeni, të cilët mbështeten nga Irani.

Ata hodhën një breshëri dronësh dhe raketash, kështu që luftanijet amerikane dhe britanike duhej të vepronin dhe të rrëzonin raketat, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian autoritetet e këtyre dy vendeve njoftuan se bëhej fjalë për një “angazhim të madh” të luftanijeve.

Bëhet me dije se për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima.

AP njoftoi se sulmi i Huthi ndodhi pavarësisht votimit të planifikuar që duhet të mbahet sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili duhet të dënojë sulmet e tyre dhe të kërkojë që ata të ndalen menjëherë.

Huthi pretendojnë se qëllimi i sulmeve të tyre është ndalimi i luftës që Izraeli po bën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave të firmës private “Embri”, sulmi i fundit ka ndodhur në ujërat pranë porteve jemenase Hodeida dhe Moka.

“Embri” deklaroi se gjatë sulmit pranë Hodeidës, ekuipazhet e anijeve të sulmuara raportuan përmes radios se kishin parë raketa dhe dronë, si dhe se luftanijet amerikane dhe aleate u thanë urgjentisht “të vazhdonin me shpejtësi maksimale”. /Telegrafi/