Telegrafi

Huqja skandaloze e Katarit për tifozët brenda stadiumit “Al Bayt”, që e përshkruan si dy herë më shumë vizita se kapaciteti i tij

Organizatorët e Kupës së Botës të Katarit po përballen me kritika pasi dy herë njoftuan shifra shumë të dyshimta të pjesëmarrjes për ndeshjet në fillim të turneut.

Ka pasur një numër të madh vendesh bosh në çdo ndeshje deri më tani, por nuk do ta dinit nëse do të shihnit numrat ‘zyrtarë’ që u dhanë.

Ndeshja e Katarit kundër Ekuadorit kishte 67,000 tifozë prezent në stadium, sipas njoftimit të bërë në fund të lojës.

Edhe nëse do të kishte qenë plot, kjo do të kishte qenë pak e çuditshme duke pasur parasysh se stadiumi “Al Bayt” në Al Khor zë vetëm 60,000.

Dhe kjo tani duket të jetë një temë edhe për ndeshjen mes Holandës dhe Senegalit që ka një pjesëmarrje zyrtare prej 42,721 tifozësh, pavarësisht se u luajt në një stadium me 40,000 vende.

Tifozët kanë qenë të shpejtë për të kritikuar mungesën e atmosferës në ndeshjet e deritanishme, ashtu si edhe ekspertët. /Telegrafi/