Telegrafi

Huqja nga rusët, lansuan raketa të shumta në drejtim të aeroplanit të tyre

Një aeroplan rus SU-25 për pak u godit nga raketat e shumta të cilat si duken u shkrepën aksidentalisht nga një sistem raketor rus, i tipit Grad.

Pamjet të cilat kanë bërë xhiron në internet, tregojnë momentin kur aeroplani rus u shpëtoi “për një fije floku” raketave që u shkrepën në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

E gjitha kjo si duket kishte ndodhur në mënyrë aksidentale, dhe aeroplani rus duhej të bënte manovra për të shpëtuar nga sulmi.

Së paku katër raketa u shkrepën në drejtimin ku fluturonte aeroplani.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, megjithatë kjo mund të ketë ndodhur në territorin ukrainas. /Telegrafi/