Sot Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë organizon konferencë në të cilën do të prezantohet sistemi që i bashkon dhe promovon prodhimet dhe shërbimet kombëtare hungareze ‘Hungarikum’. Kjo konferencë do të organizohet në bashkëpunim e Ambasadën dhe Ministrinë e Bujqësisë të RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është, të prezantohen shembujt pozitivë, të këmbehen përvoja dhe të stiumulohet bashkëpunimio i biznesit mes kompanive të Hungarisë dhe Maqedonisë, sidomos kur bëhet fjalë për promovimin e prodhimeve tradicionale në tregun ndërkombëtar dhe mbrojtja e tyre nën markë të përbashkët, informojnë nga LOE.
Para të pranishmëve do të mbajnë fjalime ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Lasio Duks, përfaqësues të LOE-së, Ministrisë së Bujqësisë nga të dy shtetet. /Telegrafi/