Qeveria e Hungarisë ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Prej atje thonë se ky është hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Maqedonisë në Aleancë dhe kontribuon për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm të vendit por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e Hungarisë shpreson në ratifikim të shpejtë të protokollit nga ana e vendeve-anëtare të NATO-s. Republika e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtare e plotë në Aleancën Veri-Atlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Hungarisë në Shkup.
Ndryshe, dje në Bruksel u nënshkrua protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa deri në ratifikimin e tij në 29 vendet-anëtare të NATO-s, Maqedonia do të merr pjesë në mbledhjet e Aleancës vetëm si e ftuar./Telegrafi/