Telegrafi

‘Hungaria mbështet fuqishëm aspiratat politike të Maqedonisë’

Hungaria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, kurse aspiratat politike, ekonomike si dhe shkencore të Maqedonisë i shikojmë me simpati të madhe dhe fuqishëm i mbështesim, ka deklaruar sot në Shkup Istvan Igarto, drejtor për kulturë dhe shkencë pranë MPJ-së së Hungarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Edhe pse në një farë mënyre jemi larg njëra nga tjetra çfarë na bën më lehtë mbajtjen e marrëdhënieve mes dy shteteve, gjithmonë i shikojmë aspiratat politike, ekonomike si dhe shkencore të Maqedonisë, me simpati të madhe dhe fuqishëm i mbështesim. Vlerësoj se në përgjithësi marrëdhëniet në mes dy shteteve janë të shkëlqyera’, ka theksuar Igarto.

Në lidhje me bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe shkencës ai ka theksuar se aktivitetet po zhvillohen përmes përfaqësuesve të ambasadës së Hungarisë në Maqedoni. /Telegrafi/