Site icon Telegrafi

Hungaria korrigjon diagramin në të cilën nuk paraqitej Kosova si shtet që ka fituar medalje Olimpike

Hungaria ka korrigjuar hartën e vendeve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Paris2024, në të cilën nuk përfshihej Kosova.

Kjo u bë e ditur nga Balázs Orban, drejtor politik i Kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Përmes një njoftimi në platformën sociale “X”, ai ka treguar se është bërë korigjimi i gabimit në rastin e Kosovës, dhe ka uruar xhudistet shqiptare.

Ditë më parë, pati regime të ashpra ndaj shtetit hungares në raport me Kosovën.

Ish –ministri Enver Hoxhajn Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.

Lexo po ashtu Kosovën e vendosën si pjesë të Serbisë, Hoxhaj i reagon qeverisë hungareze: Po pasqyroni realitet fiktiv

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Hungaria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 19.03.2008.

Edhe pse Hungaria ka njohur Kosovën si shtet, kryeministri i tanishëm nuk shpreh pëlqyeshmëri ndaj Kosovës. Orban ka raporte të mira me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kosova në Lojërat Olimpike “Paris2024”, mori dy media olimpike nga përfaqesueset Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu./Telegrafi/

Exit mobile version