Site icon Telegrafi

Hungaria forcon mbrojtjen përgjatë kufirit me Serbinë për të ndaluar emigrantët

Hungaria ka organizuar një stërvitje të madhe përgjatë kufirit të saj me Serbinë dhe ka rënë dakord me Ankaranë për vendosjen e forcave policore turke për të ndaluar flukset e mëtejshme të emigrantëve nga Lindja e Mesme, shkruante të martën portali “Balkan Security Network”.

Sipas portalit, Turqia do të vendosë 50 policë në Hungari për të ndihmuar kolegët vendas në patrullimin e kufirit me Serbinë dhe Rumaninë dhe për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në BE, përcjell Telegrafi.

Një marrëveshje që parashikon angazhimin e policëve turq në Hungari është nënshkruar nga ministrat e brendshëm hungarez dhe turk, Sandor Pinter dhe Suleyman Soylu.

Ajo parashikon vendosjen e oficerëve të policisë turke në rajonin e Roszke (Horgosh) në kufirin me Serbinë dhe Nadlac me Rumaninë, shkruan më tej Euractiv.

Marrëveshja u nënshkrua pas stërvitjes madhore ushtarake dhe policore, “Veprimi Vendimtar 2021”, të cilin Hungaria e organizoi javën e kaluar pikërisht pranë pikës kufitare Roszke (Horgosh). /Telegrafi/

Exit mobile version