Site icon Telegrafi

Hungaria e njeh Maqedoninë me emrin kushtetues

Republika e Hungarisë i shtohet listës së vendeve që Maqedoninë e njohun me emrin kushtetues të saj, duke lënë kështu anash akronimin IRJM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Portali Kurir bën të ditur se ministri i jashtëm, Nikolla Poposki i ka dërguar një letër homologut të tij hungarez, Janosh Martonji, përmes së cilës e përshëndetë vendimin e Hungarisë.

Poposki thekson në letrën e tij se Maqedonia e vlerëson lartë mbështetjen e Hungarisë, si një vend naëtar i BE-së, ndërkaq vendimi tregon marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet të dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version