Hungaria është e gatshme të vazhdojë mmbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian, ka theksuar ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, gjatë takimit që pati me kryetaren e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve.
Kryetarja e Komisionit gjithashtu e falënderoi ambasadorin edhe për bashkëpunimin parlamentar lidhur me ndihmën nëpërmjet ekspertëve të integrimeve evropiane në kuadër të Projektit të Binjakëzimit.
Ndërsa, ambasadori Markusz tha se Hungaria është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Markusz, po ashtu vlerësoi edhe rolin e Komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së agjendës për reforma evropiane. /Telegrafi/