Site icon Telegrafi

Hungaria angazhon ushtrinë në luftën kundër pandemisë

Ushtarët hungarezë do të përfshihen në zbatimin e rregulloreve të reja mbi shtetrrethimin, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ky i fundit përmes një video në Facebook pohoi se u këshillua me Ministrin e Brendshëm, Sandor Pinter dhe Ministrin e Mbrojtjes, Tibor Benko për përfshirjen e ushtrisë për ta ndihmuar policinë në ruajtjen e rendit publik dhe, kur është e mundur, që të ulin presionin mbi shërbimet shëndetësore për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Ushtarët tanë nuk do të mbrojnë atdheun në luftë, por do të ndihmojnë policinë, administratën qendrore dhe personelin shëndetësor në zonat ku ministrat e punëve të brendshme dhe shëndetësisë e konsiderojnë të nevojshme”, tha Orban.

Dje, deputetët zgjatën kompetencat speciale të qeverisë për 90 ditë, duke i mundësuar asaj të pezullojë zbatimin e disa ligjeve me një dekret, të devijojë nga parashikimet ligjore dhe të marrë masa të tjera të jashtëzakonshme.

Shtetrrethimi është në fuqi nga ora 20:00 në mbrëmje deri në 05:00 në mëngjes gjersa dalja që bëhet jashtë shtëpisë, duhet të justifikohet. /Telegrafi/

Exit mobile version