Frutex, një prej kompanive prodhuese më të mëdha në Kosovë, edhe këtë vit i ka vazhduar shitjet me shumë sukses.
Në mesin e shumë vendeve ku kjo kompani eksporton, është edhe Hungaria – shtet në të cilin Relax dhe Golden Eagle kanë arritur shtrirjen dhe pozicionimin karshi brendeve më të njohura botërore.
Vlen të ceket se këto janë vetëm disa prej produkteve të pakta kosovare që janë mirëpritur nga tregu hungarez.
Përndryshe, pavarësisht vështirësive të mëdha të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kompania Frutex zotohet se brenda gjashtëmujorit të parë do t’i shtrijë produktet Golden Eagle dhe Relax edhe në tri shtete të reja.
Për momentin, Frutex eksporton në 30 shtete anë e mbanë botës.