Site icon Telegrafi

Hungarezët mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër coronavirusit – por duhet plotësuar disa kushte

Hungaria do t’u ofrojë qytetarëve që të marrin dozën e tretë të vaksinës së coronavirusit nga 1 gushti dhe imunizimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë, tha kryeministri Viktor Orban.

Ky i fundit deklaroi se mjekët do të vendosin se cilët njerëz duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës, raporton reuters.

Kryeministri hungarez specifikoi që doza e tretë duhet të ndiqet të paktën katër muaj pas së dytës, përveç nëse mjekët japin këshilla të ndryshme.

Shefi i Zyrës së Kryeministrit, Gergely Gulyas, tha më herët se të gjitha vaksinat e përdorura në Hungari janë efektive dhe se ky vend është ende një nga më të sigurtët në Evropë kur bëhet fjalë për rrezikun e virusit.

Ai tha se ka nga ata që inkurajojnë mosbesim në vaksinat dhe kështu i ekspozojnë njerëzit ndaj rrezikut të vdekjes sepse i dekurajojnë ata që të vaksinohen.

Qeveria i konsideron paraqitjet e tilla “jashtëzakonisht të dëmshme” dhe u bën thirrje politikanëve dhe gazetarëve të “pranojnë njohuritë shkencore”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version