Site icon Telegrafi

Humolli: Vetëvendosje do të bie në 35 për qind

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se qeveria, për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve.

Humolli tha se me një lloj arrogance, qeveria nuk po e kryen shëndetësor për policinë, ku gjatë fushatës, sipas tij, LVV-ja e ka pasur ndër pikat e programit sigurimin shëndetësor për policinë.

“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”.

“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha Humolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, LVV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.

“Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë LVV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.

“Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

Exit mobile version