Site icon Telegrafi

Humolli: Për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës përmes Asociacionit, Serbia dorëzon edhe Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka shprehur shqetësimin e tij se Beogradi zyrtar po përdor forma të ndryshme për të defunksionalizuar shtetin e Kosovës.

Në RTV Dukagjini, Humolli theksoi se Serbia mund të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i akuzuar për terrorizëm – në sulmin e Banjskës gjatë 24 shatorit të viti të kaluar – në këmbim të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës.

Humolli theksoi se, përmes krijimit të Asociacionit, Serbia do të përpiqet të minojë funksionalitetin e shtetit tonë.

“Në vend se me diskutu për dëmet që na i ka bërë shteti serb, sot diskutohet a po na e sjellin Radoiçiqin me gjyku apo jo. Sa krimet i ka bërë Serbia, ne merremi Radoiçiqin. Ka vrarë një polic, por ne duhet të kërkojmë krejt kriminelët e Serbisë që kanë bërë krime në Kosovë. Më i pru në Kosovë edhe mi denu. Prej ’98-tës… këta kanë krimet dhe duhet t gjykohen. Tash shkojnë deri në Kombet e Bashkuara, e bënë një problem Serbia një problem që na me u marrë me të”.

“Tendenca e Serbisë është që është ne me u marrë me segmente edhe në fund Serbia të thotë, për shembull “Serbia e ka dorëzuar edhe Millosheviqin në gjykatë”. Nesër ta dorëzon Radoiçiqin edhe të thotë ty bëjë Asociacionin që të mos funksionojë shteti i Kosovës. Asociacionin nuk e bën të mundshëm që shteti i Kosovës të funksionojë”, ka thënë mes tjerash Humolli.

 

Exit mobile version