Automjeti ikonik i ushtarisë amerikane ka vendosur të kthehet si një makinë elektrike vitin e ardhshëm.
Sipas lajmeve, makina amerikane dëshiron të nisë një seri të re automjetesh, por kësaj radhe do të jetë makinë elektrike, transmeton Telegrafi. Kthimi i automjetit legjendar pritet të prezantohet në finalen e Super Bowl.
Nga viti 2021
Sipas informacioneve të mëparshme, automjetet do të ndërtohen në uzinën amerikane në Detroit-Hamtramck. Automjetet e reja elektrike do të përfundojnë vijën e montimit nga 2021.
Generals Motors po investon rreth tre miliardë dollarë në Detroit-Hamtramck për të ndërtuar automjete elektrike. GM nuk dëshironte të komentonte për këtë. /Telegrafi/