Site icon Telegrafi

Hummels në bisedime me drejtuesit e gjigantit italian

Mats Hummels është larguar nga Borussia Dortmund, por ai ka vendosur të mbetet në futbollin evropian.

Qendërmbrojtësi gjerman ka refuzuar shumë oferta nga Superliga e Arabisë, por edhe kampionati amerikan MLS.

Dëshira e lojtarit është të mbetet në Evropë dhe të luaj në nivele të larta dhe ofertat nuk po mungojnë as nga Evropa.

Lexo po ashtu Pas dorëheqjes së Terzicit, Dortmundi mori një vendim që Hummels nuk e priste

Milani e kërkonte më parë, por kuqezinjtë kanë ndryshuar objektiv dhe nuk janë më të interesuar për transferimin e tij.

Megjithatë Hummels pritet të luaj në Serie A, pasi Roma po shihet tani si skuadra favorite për transferimin e tij me parametra zero.

Lexo po ashtu Si erdhi deri te dorëheqja e Terzic, ai kishte prishur marrëdhëniet me futbollistin legjendar të BVB

Sky ka raportuar se Daniele De Rossi i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të Romës për të vazhduar bisedimet me agjentët e lojtarit.

De Rossi e dëshiron një mbrojtës me përvojë dhe Hummels pritet të jetë një nga goditjet e mëdha të Romës, ku do t’i përmirësonte jashtëzakonisht shumë Giallorosët në defensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version