Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels, është krenar për marrëdhënien e tij fantastike me ish-trajnerin e tij, tani i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Dyshja e gjermanëve kanë punuar së bashku për disa vite sa ishin pjesë e gjigantit nga Bundesliga, Borussia Dortmund.
Këta dy së bashku fituan dy tituj të Ligës me skuadrën nga Signal Iduna Park dhe Hummels ndjen nostalgji për punën me ‘shefin’ e tij, Kloppin, dhe kohën e kaluar te Dortmundi.
“Ishte pothuajse si familje mes nesh”, ka treguar fillimisht Hummels për tabloidin britanik Daily Mail.
“Natyrisht që i kishim çështjet tona kohë pas kohe. Një ditë do të ishim atje, duke i bërtitur njëri-tjetrit. Por të nesërmen? Ishte mirë gjithçka, më kuptonte, e kuptoja”.
“Secili prej nesh do të dijë se pse tjetri do të vepronte sikur ai. Kurrë nuk kemi pasur ndonjëherë një problem të madh”.
“Ai gjithmonë e konsideron atë që thoni. Ai nuk bie dakord gjithmonë dhe ai ka fjalën e fundit”.
“Por, ai e konsideron atë dhe të thotë ‘në rregull’ ose … ‘Mendoni për atë përsëri'”.
“Ai është shefi”, përfundoi mbrojtësi gjerman i Bavarezëve. /Telegrafi/