Site icon Telegrafi

Humbni një kilogram në javë

Mësoni se si ta humbni nga një kilogram në javë pa ndonjë sakrificë.

Jogurti dhe frutat në vend të ëmbëlsirave

Kur e ndieni ndonjë dëshirë të fortë për diçka të ëmbël, mos hani ëmbëlsira dhe biskota, por dëshirën shuajeni me desert të ëmbël dhe të shëndetshëm. Zgjidhni frutat tuaja të preferuara sezonale, pastroni ato dhe preni në kube. Hidhni jogurt, përzieni mirë dhe lëreni të qëndrojë. Sipas dëshirës, shtoni një lugë të vogël mjaltë.

Ky desert nuk është kalorik, ndërsa trupit tuaj do t’i sigurojë gjithçka që ka nevojë. Ose thjesht bëjeni një sallatë frutash të cilën sipas dëshirës mund ta spërkatni me kanellë ose t’ia shtoni një lugë të vogël mjaltë.

Çokollata e zezë në vend të ëmbëlsirave

Nëse dëshironi ta hiqni peshën e akumuluar, mos e dënoni veten duke ikur nga ëmbëlsirat. Adhuruesit e çokollatës nuk do të mërziten kur të dëgjojnë se herë pas here atyre u lejohet ky tundim i ëmbël.

Nëse e ndieni ndonjë dëshirë të fortë për ëmbëlsira, hani një pjesë çokollatë të zezë (e cila përmban më shumë se 50 për qind kakao). Çokollata e zezë është e shijshme dhe trupi juaj e pëlqen atë, ndërsa ajo nuk përmban sasi të mëdha të sheqerit.

Tost në vend të sandviçit

Nëse ju hahet buka, bukën e bardhë dhe të freskët zëvendësojeni me simite nga drithërat integrale, të pjekura në toster. Sandviçin pasurojeni me vezë të ziera, krem qumështi dhe perime sipas zgjedhjes suaj, dhe shijoni një mëngjes të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Peshk në vend të mishit

Përveçse është i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm, peshku është ushqim lehtësisht i tretshëm i cili është një aleat i shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Dy ose më shumë racione në javë pasuroni me peshk dhe kështu organizmit tuaj do t’ia bëni një favor të madh. Nëse, megjithatë, nuk mund të jetoni pa mish, mishin e kuq zëvendësojeni me gjoks pule.

Perimet e ndryshme në vend të patateve

Patatet janë për shumë njerëz pjata e preferuar, por ato janë të mbushura me niseshte dhe karbohidrate, dhe në kombinim me mishin ose peshkun nuk janë aleati më i mirë për humbje të peshës. Në vend të puresë ose patateve të pjekura ushqimin pasurojeni me perime të ziera sipas zgjedhjes suaj, të cilat jo vetëm që janë të shijshme, por organizmi edhe do t’i tretë më lehtë.

Krem qumështi ose djathi në vend të kaçkavallit Djathërat janë tundim i vërtetë, por sasitë më të mëdha të këtij ushqimi të shijshëm mund të jenë shumë kalorike. Nëse dëshironi ta hani një sandviç, kaçkavallin zëvendësojeni me krem qumështi për lyerje ose krem-djathë, me ç’rast në trup do të futni më pak kalori. /Telegrafi/

Exit mobile version