Conor McGregor ishte dëshpëruar shumë nga humbja e parë në oktogon, derisa kishte luftuar shumë për të arritur deri aty.
Ylli irlandez fillimisht kishte luftuar në nivele tejet të ulëta, mirëpo që për pak vite arriti të ngjitet në majat e arteve marciale të përziera.
Para se të fitonte famën e madhe, 32-vjeçari e kishte filluar në mënyrë të hidhur aventurën në kafaz, duke pësuar humbje nga Artemij Sitenkov si një 19-vjeçar në qershor të vitit 2008.
Sitenkov ka zbuluar tani se Notorious kishte mbetur me lot në sy dhe nuk mund të pajtohej me disfatën e pësuar.
“Conor kishte tentuar të bënte lojëra psikologjike para përballjes, mirëpo unë nuk isha i impresionuar dhe vazhdova në kokën time”, ka thënë rusi.
“Kur hymë në kafaz dhe përballja filloi, ai duket se kishte më shumë fjalë se sa vepra dhe për disa minuta qëndroi i ulur në ring duke vajtuar”, ka shtuar më tej ai.
Por, nga ajo disfatë, McGregor ka vazhduar formën e lartë në MMA, për të pushtuar UFC-n edhe nga pjesa e fitimeve. /Telegrafi/