Real Madridi ka humbur ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas plot 14 vitesh.
Los Blancos u mundën 3-0 nga Paris Saint-Germain falë dy golave nga Angel Di Maria dhe një tjetër nga Thomas Meunier.
Herën e fundit që Real Madridi humbi ndeshjen e tyre të parë të një sezoni në Ligën e Kampionëve ishte gjithashtu në Francë dhe gjithashtu nga një rezultat 3-0.
Golat nga John Carew, Juninho dhe Sylvain Wiltord panë që Lyon të mposhtë Mbretërit në Stade Gerland gjatë sezonit 2005/06.
Megjithatë, skuadra e Vanderlai Luksemburgos arriti të kalonte në fazën e eliminimit direkt, por në fazën tjetër u eliminua nga Arsenali.
Kjo humbje ndaj PSG-së është thjesht e pesta e Zinedine Zidane si trajner në Ligën e Kampionëve dhe vetëm e dyta e tij në fazat e grupeve.
Vetëm dy nga 64 kampionët evropianë humbën ndeshjen hapëse të sezonit të tyre në garën më të madhe ekipore kontinentale. /Telegrafi/