Florian Marku nuk e ka mposhtur një kundërshtar të thjeshtë sonte (2 shtator).
Dylan Moran përveç se ka 18 fitore në karrierën e tij si profesionist, duke anashkaluar dy humbjet e tij (me këtë ndaj boksierit tonë), ai është edhe shumë i njohur në Irlandë.
Moran është partner i sparringut të legjendës së UFC-së, Conor McGregor dhe me gjasë kjo humbje ndaj Markut e ka dëshpëruar yllin e MMA-së.
Boksieri shqiptar nuk i dha kohë Moranit të ambientohej me ringun, duke lëshuar një breshëri grushtesh në drejtim të tij.
Dhe vetëm pas 54 sekondash, gjyqtari u detyrua ta ndërpriste duelin, shkaku që irlandezi tashmë dukej i humbur ka goditjet që pranoi.
Vështirë se McGregor do ta ketë më në ekip, duke parë që kjo humbje në sekonda do ta ketë shkatërruar imazhin e tij.
Moran kishte fjalë të forta para duelit, madje duke i dhënë një të shtyrë të fuqishme Markut, por që boksieri ynë i bëri me dije se do ta nokautonte dhe nuk do ta kishte askënd afër që ta ndihmonte. /Telegrafi/