Site icon Telegrafi

Humbja në zgjedhje, Merkel: Dera për refugjatët mbetet e hapur

Pavarësisht humbjes së terrenit për CDU-në dhe fitoreve të mëdha të së djathtës në zgjedhjet e tre landeve të dielën, qeveria gjermane deklaroi se politika e deritanishme e emigracionit nuk ka për të ndryshuar.

“Qeveria gjermane do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën linjë me refugjatët, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve. Kursi nuk ndryshon”, deklaroi Steffen Seibert, zëdhënës i qeverisë gjermane.

Partia kundër refugjatëve, Alternativa për Gjermaninë, e mbështeti fushatën e saj tek kundërshtimi i atij që e përshkruan si “vendim katastrofik” i Angela Merkel për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues vitin që shkoi.

Por AfD-ja, në fund të ditës vazhdon të mbetet një forcë në minorancë, sidomos në Gjermaninë perëndimore.

Votimet e së dielës më shumë ishin një test për mbështetjen që kancelarja gëzon mes gjermanëve tani, pas zemëratës që ka shkaktuar tek një pjesë e elektoratit politika e saj e dyerve të hapura.

Ajo çka duhet të shqetësojë kancelaren nga ana tjetër është problemi që nxorën në pah këto zgjedhje: përçarjen e thellë të ba zës së saj konservatore.

“Merkelin e lanë në baltë vetë njerëzit e saj”, tha për “Wall Street Journal” analisti politik Jürgen Falter, transmeton rel.

Shumë nga ata që e mbështetën kancelaren, sipas tij, nuk ishin nga kampi i CDU-së, ndërsa kriza me simotrën bavareze CSU rrezikon të thellohet.

Exit mobile version