Telegrafi

Humbja e turpshme që Liverpooli ia shkaktoi Unitedit bën që Collina të kërkojë ndryshim në rregulla të futbollit

Kreu i arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, ka propozuar një ndryshim në rregulla, pas fitores historike 7-0 të Liverpoolit ndaj Manchester United.

Lojtarët e Jurgen Kloppit i shkaktuan humbjen më të rëndë në Ligën Premier armiqve të tyre të përjetshëm. Çuditërisht, pavarësisht se shënuan gjashtë gola në pjesën e dytë dhe të dyja skuadrat bënë zëvendësime në atë 45 minuta të dytë, u shtuan vetëm tre minuta në fund të lojës.

Collina do të përmendte gjithashtu humbjen e fundit të Liverpoolit 5-2 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke besuar se nëse koha e shtuar do të ishte afër 16 minuta.

Lexo po ashtu Mark Clattenburg propozon idenë më të 'çmendur' në futboll - mbështetet edhe nga Pierluigi Collina

Ish-gjyqtari legjendar italian e pranoi se matja e saktë e kohës ka rëndësi, edhe kur rezultati është aq i madh sa 7-0.

“Fundjavën e kaluar në Ligën Premier, u zhvilluan 10 ndeshje. Katër kishin kohë shtesë prej 10 minutash ose më shumë dhe dy të tjera duhet ë kishin më shumë, por jo vetëm sepse kishin rezultate 7-0 dhe 4-0”, deklaroi ai.

“Në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Man united u shtuan katër minuta, një në pjesën e parë dhe tre në të dytën. Por, në pjesën e dytë u shënuan gjashtë gola”.

Lexo po ashtu Shtatë rregullat e reja të futbollit: Prej lojtarëve e trajnerëve deri tek gjyqtarët

Por, ai shtoi se organi drejtues i futbollit në një moment mund të konsiderojë futjen e një rregulli “i cili thotë se nëse diferenca në rezultat midis dy skuadrave është e madhe, nuk do t’i jepet kohë shtesë”.

“Unë mund të kuptoj se të tregosh kohën e duhur kur është 7-0 është e vështirë të kuptohet. Por, në disa gara diferenca e golave ​​në të gjithë kompeticionin mund të jetë vendimtare në fund për renditjen”.

Pra, edhe një gol i shënuar ose i pashënuar mund të bëjë diferencën”, ka vazhduar Collina. /Telegrafi/