Site icon Telegrafi

Humbja e penalltisë, Ibra: Tjetrën do t’ia lë Kessiet

(Foto: Twitter/UEFA)

Zlatan Ibrahimovic e ka kritikuar veten pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Hellas Veronas që përfundoi me rezultat 2-2.

Sulmuesi veteran e humbi njëmbëdhjetëmetërshit e tretë radhazi, ndërsa sfidës e goditi shtyllën dhe më pas e realizoi golin e barazimit.

“Është e dukshme që jam i hidhëruar, sepse barazimi i sotëm (e diel) nuk mjafton”, ka deklaruar Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Milani merr vetëm një pikë përballë Veronës

“Patëm shumë raste, e humba një penallti dhe mendoj se do t’ia lë të ardhmen Kessiet! Kështu do të ishte më mirë…”.

“Pranuam dy gola, i shënuam dy, po shkojmë përpara dhe e rëndësishme është të mos e humbim vetëbesimin. Duke e shikuar tabelën, duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka thënë më teh 39-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version