Vetura me shoferin që kishte humbur vetëdijen, ka përshkuar mbi 25 kilometra nëpër autostradë para se policia të arrinte ta ndalte.
Vetura kishte të kyçur tempomatin sistem për programimin e shpejtësisë dhe korsisë nëpër të cilën lëvizë – e duket se duart e shoferit kishin mbetur mbi butonin dhe sistemi kështu kishte mbetur aktiv.
Siç raporton Revijahak, incidenti ka ndodhur në autostradën E314 në pjesën veriore të Belgjijkës, transmeton Telegrafi.
Shoferët që po lëviznin me mjetet e tyre motorike nëpër këtë autostradë, kishin vërejtur se një Renault Clio po lëvizte majtas-djathtas dhe kështu menjëherë kishin lajmëruar policinë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia konfirmoi se pranë timonit gjendet një burrë pa vetëdije dhe kështu tentoi të ndalë mjetin.
Vetura e policisë u pozicionua para Clios, dhe filloi të ndalë shpejtësinë me qëllim që Renault të mbështetet në të dhe të humb shpejtësinë.
Shoferi që kishte humbur vetëdijen është dërguar në spital, e për gjendjen e tij shëndetësore aktualisht nuk dihet asgjë. /Telegrafi/