Turistja që humbi në det për 21 orë, është gjetur duke lundruar mbi dyshekun e gomës, teksa ishte ‘fërguar’ nga dielli, por gjallë dhe me vetëdije të plotë.
Olga Kuldo është shpëtuar nga forcat e rendit, që po kërkonin për emigrantë ilegalë nëpër brigjet e Kretës së Greqisë, transmeton Telegrafi.
Rusja nga Zelenograd, që kishte dalë për një freskim gjatë pasdites, ishte përfshirë në një rrymë të fuqishme ujore, që e ka dërguar shtatë milje nautike larg. Ajo ka lundruar gjatë tërë natës, ndërsa është djegur keq nga dielli të nesërmen.
Pamjet e realizuara nga helikopteri, i tregojnë marinarët e anijes patrulluese, që i zgjasin një litar për t’i ndihmuar që të ngjitet në bord.
Mungesa e Kuldo ishte lajmëruar nga burri dhe e bija saj, pasi nuk u kthye nga noti i pasdites. Në kërkim të saj dolën forcat e rendit, por që u gjet rastësisht nga njësiti që kërkonte emigrantë.
Mësohet se ajo është në spital, duke u trajtuar për ekspozim dhe probleme të mundshme në zemër, ndërsa jeta saj është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/