Afrim Tovërlani ka thënë se do të ofrojë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Feronikelit.
Feronikeli ishte duke fituar 1-0 pas 45 minutave të para ndaj Dritës, por kampioni në fuqi ka përmbysur gjithçka për ta fituar takimin 1-2.
Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga posti që mban te Nikli.
“Pas kësaj humbje do të ulem të bisedoj me presidentin Naser Ramaj ku do t’i ofrojë dorëheqjen”, tha Tovërlani pas ndeshjes për Art Motion.
“Besoj që kjo ka qenë ndeshja ime e fundit në bankinën e Feronikelit. Duhet të vijë një tjetër trajner”, ishin fjalët e Tovërlanit.
Nikli këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje ku ka marrë pesë pikë.
Djelmoshat e udhëhequr nga Afrim Tovërlani kanë shënuar një fitore në xhiron e parë, teksa bënë dy humbje dhe në dy ndeshje të tjera luajtën baras. /Telegrafi/