Telegrafi

Humbi kontrollin mbi timonin në rrugën e mbuluar me akull – përfundoi në lumë – asistenti virtual Siri ia shpëtoi jetën adoleshentit amerikan

Gael Salsedo, 18-vjeç, ishte rrugës për në kolegj në ditën e 10 dhjetorit në Iowa, kur rruga e mbuluar nga akulli bëri që të humb kontrollin mbi timonin dhe të përfundoj në lumin Winnebago.

E gjitha çfarë i kujtohet është momenti para se të përfundonte me veturë në lumë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e dija ku do të përfundojë dhe çfarë të bëjë. Më kujtohet që thosha me veten se do të vdesë”, ka deklaruar Salsedo për CNN.

Ai u këndell kur vetura filloi të zhytet në ujë dhe menjëherë hapi dritaret. Uji në lumin Winnebago ishte nën zero gradë. E pasi që nuk mund ta gjente telefonin, bërtiti: “Siri, të lutem telefonoj ndihmës së shpejtë”.

Po të mos ishte asistenti virtual Siri, ai sigurisht se do ta pësonte me jetë, dhe për këtë i riu nga SHBA-të thotë se do të jetë mirënjohës gjatë tërë jetës.

Ekipet e zjarrfikësve të qytetit Maison i janë përgjigjur menjëherë telefonatës duke u shfaqur në vend të ngjarjes pas pak minutave, por ata nuk kishin arritur të hapin dyert e veturës për shkak të rrymave të forta.

“Më është dashur të dal. Duart më janë ngrirë, nuk ndjeja këmbët. Çdo sekondë që kalonte zhytesha më thellë dhe për këtë i luta ata të ekipit të shpëtimit që të më nxjerrin. Mezi kam arritur të dal nga lumi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/