Adoleshenti që po luante me dron, në oborrin pas shtëpisë së tij që ndodhet në Britani të Madhe, për një moment e humbi kontrollin mbi pajisje.
Fluturakja e vogël u përplas për xhami dhe e theu, për të rënë në një karrige që ndodhej brenda, transmeton Telegrafi.
I shqetësuar me situatën, pasi largoi disa pjesë xhamash nga dyshemeja, ai e kapi dronin dhe e tregoi para kamerës, duke shfaqur dëmtimet që ka pasuar.
Dëmet materiale nuk janë aq të mëdha, ndërsa gjithçka përfundoi mirë pasi ai shpëtoi pa lëndime. /Telegrafi/