Nicholas Pannell ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me motoçikletë në Devon të Anglisë, derisa ishte duke lëvizur me 190 kilometra në orë.
Kamera e vendosur në helmetën e 29-vjeçarit, ka marrë pamjet e momentit të ngasjes tri herë më të shpejtë se limiti i lejuar, që tani po përdoren kundër tij, transmeton Telegrafi.
“Rasti më i rëndë që kam hetuar ndonjëherë”, është shprehur gjykatësi, që e ka shpallur fajtor Pannell për ngasje të shpejtë dhe rrezikim të përgjithshëm, ndërsa së shpejti do të shpallet dënimi.
Ngjarja që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, e ka lënë atë me disa brinjë të thyer dhe tjera lëndime të lehta, por pa pasoja për jetën. /Telegrafi/