Telegrafi

Humbi kontrollin derisa bënte rrathë të shpejta para qendrës tregtare (Foto)

Shoferi i paemëruar që bënte xhiro të shpejta para një qendre tregtare në Mançester të Anglisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një mbrojtëse metalike.

Si pasojë, objekti i është futur poshtë makinës Audi dhe ka shpuar një pjesë mbi rrotë, duke bërë që të mos mund të vozitet, transmeton Telegrafi.

Shpejtësia e lartë dhe gomat e papërshtatshme, kanë qenë shkaktari që rrathët të mos përfundojnë si duhet.

Mirëpo, askush nuk raportohet të jetë lënduar në këtë ngjarje. /Telegrafi/