Gazmir Korbi, vetëm 41-vjeç, humbi tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kroaci.
Ai ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare dhe ndodhej me leje të zakonshme, kur autobusi me të cilin udhëtonte u përmbys. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut.
Gazmir Korbi ishte baba i dy fëmijëve.
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 23:43 të së shtunës në autostradën ndërmjet Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, ku një autobus me targa shqiptare u përmbys në rrugë. Për pasojë humbi jetën 41 vjeçari, i cili ishte pasagjer në autobus, ndërsa 9 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Shkaqet e aksidenit nuk dihen ende, teksa autoritetet në Kroaci kanë nisur hetimet.