Ylli portugez, Cristiano Ronaldo qau pa ngushëllim pasi skuadra e tij Al Nassr u mund me penallti në finalen e Kupës së Mbretit Saudit nga Al Hilal.
Edhe pse gjuajti dhe shënoi nga pika e bardhë, nuk mjaftoi për të marrë trofeu në shtëpi dhe Ronaldo u pushtua nga emocionet si asnjëherë më parë në karrierën e tij.
Ai qau pa ngushëllim si në fushë ashtu edhe në bankinë të lojtarëve rezervë, ndërkohë që anëtarët e skuadrës tentonin ta ndalnin dhe videot u bënë shpejt virale.
Cristiano Ronaldo est inconsolable après la finale perdue avec Al Nassr. 🥺💔
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 31, 2024
Meqë ra fjala, pas pjesës së rregullt dhe kohës shtesë, ndeshja përfundoi me rezultat baras 1-1, pas së cilës filloi gjuajtja e penalltive.
Ronaldo konvertoi penalltinë e dytë të Al Nassr-it pasi Alex Telles humbi të parën, por tentativa e shtatë e Al-Nemer vulosi fatin e tyre.
Edhe në moshën 39-vjeçare, me trofe dhe çmime të panumërta në karrierën e tij, Ronaldo ka treguar se sa i etur është të ketë sukses dhe se e merr shumë rëndë humbjen.
Hard to see Cristiano Ronaldo like this 💔pic.twitter.com/qtVmotQTOg
— CentreGoals. (@centregoals) May 31, 2024
Portugezi ka ngritur një trofe me Al Nassr deri më tani. Trofeu i tij i parë dhe deri tani i vetëm në Arabinë Saudite erdhi në gusht 2023, kur ai ndihmoi ekipin e tij të mposhtte Al Hilal në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Saudite.
Këtë sezon, Al Nassr përfundoi 14 pikë pas kampionit Al Hilal në Superligën e Arabisë Saudite, pavarësisht se Ronaldo bëri histori duke thyer rekordin për më shumë gola në një sezon me 35 gola. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo in tears… He’s been let down yet again. The story of his career.pic.twitter.com/Y2K9v8yWa0
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) May 31, 2024