Telegrafi

Humbi dokumentet në Split, kroatët e befasojnë duke ia kthyer së bashku me një dhuratë

Një tifoz i Uellsit, i cili ishte me kombëtaren në Split për ndeshjen e turit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i humbi dokumentet në Kroaci, por në fund i gjeti sërish.

Tifozi uellsian Simon Alexander Moore që bëri tifo për Uellsin në barazimin ndaj Kroacisë (1-1) në ‘Poljud’ në fund të marsit, kishte humbur patentë shoferin.

Uellsianët mbërritën në një numër të madh në Kroaci dhe barazimi do t’i bëntë të kënaqur, përveç Moore i cili nuk mund të ishte i kënaqur.

Arsyeja është se ai humbi patentën e shoferit në ndeshje. Ai kontaktoi menjëherë Federatën e Futbollit të Uellsit dhe uellsianet në bashkëpunim me Federatën Kroate të Futbollit (HNS) gjetën lejen e tij.

Lexo po ashtu Ka fituar gjithçka që mund të fitohet në fushën e lojës, por sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Por nuk ishte vetëm patenta e shoferit që mbërriti në adresën e Moore në Uells. Njerëz të mirë nga Federata Kroate e Futbollit i dërguan atij dy karta futbollistëve me autografet të Luka Modric dhe Andrej Kramaric.

Kjo lëvizje e ka gëzuar uellsianin, i cili ka postuar gjithçka në rrjetet sociale.

“Faleminderit HNS sepse më dërguan patentën e shoferit që humba në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Uellsit. Gjithashtu me shumë dashamirësi më dërguan dy karta lojtarësh të firmosura. Tani djali im dëshiron që unë të humbas edhe më shumë gjëra. Faleminderit gjithashtu Federatës së Futbollit të Uellsit për ndihmën e tyre, ata ma bën udhëtimin të mrekullueshëm edhe më mirë”, shkroi Moore në anglisht, por edhe në kroatisht. /Telegrafi/