Site icon Telegrafi

Humbi betejën me COVID-19, Sabajdin Bogu që punoi për 40 vjet në Korporatën “Dukagjini”

Të mërkurën në moshën 70-vjeçare humbi betejën me COVID-19 Sabajdin Bogu, i cili për 40 vjet shërbeu si drejtor i Financave në Korporatën “Dukagjini”.

Bogu shërbeu me devotshmëri në këtë korporatë, ndërkaq vdiq në repartin e Pulmologjisë në Spitalin e Pejës, ku ishte duke u trajtuar.

Bashkëpunëtori i tij, Bajram Shkodrani e kujton si njeri të mirë e profesionist të zotin.

“Ishte për ne një njeri i mirë, pedant, profesionist. I shprehim ngushëllime të gjithë familjes nga kolektivi i “Dukagjinit”, tha Shkodrani për RTV Dukagjinin.

Lavdim Beqiri, bashkëpunëtorë i Bogut tha se do të ndjekin hapat e tij në korporatë.

“Ai ka punuar në Dukagjin 40 vite, ndërkaq në 20 vitet e fundit kemi punuar bashkë. Ai njihet për korrektësi, pedant dhe profesionist. Hapat e tij do t’i ndjekim edhe më tutje”, tha Beqiri.

Sabajdin Bogu kishte mbajtur edhe pozita udhëheqëse në Kombinatin e lëkurë-këpucëve në Pejë.

Pas kësaj, për katër dekada deri në ditën e deri në pension ka shërbyer në Korporatën “Dukagjini”, në Pejë. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Exit mobile version