Këngëtarja Flaka Krelani është e njohur për zërin dhe çiltërsinë e saj në emisione televizive.
Së fundmi, ajo dhe motra e saj, gazetarja Qeqa Krelani kanë qenë të ftuara në emisionin e ri të Roza Latit, “Bukë me vete”.
Tri vajzat shëtitën me kamper, luajtën me letra, bënë ‘paraglinding’, shkuan në plazh me bukën me vete dhe në një nga lojërat e zhvilluara, Flaka doli humbëse.
Si rrjedhojë, këngëtarja duhej të përballej me një dënim, dhe për këtë Roza ishte kudjesur që t’i kërkonte diçka mjaft të vështirë.
Këngëtarja nga Gjakova, është detyruar që të ulej në shëtitoren e Dhërmiut, dhe të fillonte të këndonte për të fituar para.
Njerëzit që kalonin aty afër të gjithë i kthenin sytë nga ajo, teksa Flaka me gjithë fuqinë e zërit të saj interpretonte këngë popullore. /Telegrafi/