Site icon Telegrafi

Humbën të bijën nga virusi, përgjërohen prindërit: “Mos i përqafoni fëmijët e huaj” (Foto)

Presley dhe Elias Trejo nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, po i paralajmërojnë të tjerët që të mos i përqafojnë fëmijët e huaj, pasi e bija tyre 12 ditëshe Emerson Aye, vdiq nga përqafimi i një të huaji.

Fëmija u nda nga jeta pa jetuar as dy javë, si pasojë e Herpes Simplex Virus të cilin ia ngjiti dikush që e përqafoi, transmeton Telegrafi.

Mjekët kanë thënë se fëmija vdiq prej ‘puthjes së vdekjes’, meqë sistemi i pazhvilluar i imunitetit, nuk ua përballon këtë sëmundje.

Emerson Aye

“Për të rriturit nuk është asgjë, por ky virus i njohur si HSV-1 është fatal për bebet. Quhet puthja e vdekjes dhe mund të bartet vetëm prej të rriturve. Dikush mund ta ketë inflamacionin dhe të mos e dijë, andaj mos i përqafoni fëmijët e huaj”, ka shkruar Presley në Facebook.

Nëna e dy fëmijëve, që së fundmi e humbi të bijën, është ngushëlluar nga më se 200 mijë shpërndarje të postimit të saj, në mënyrë që e njëjta të mos iu ndodhë edhe të tjerëve. /Telegrafi/

Exit mobile version