Dy policë nga New Yorku i kanë shpëtuar jetën një burri që kishte humbur vetëdijen dhe ishte rrëzuar në binarë, derisa treni po afrohej me shpejtësi në drejtim të stacionit.
Zyrtarët policorë Christopher Cerny dhe Gary Lamour, kishin parë burrin e paidentifikuar duke qëndruar i shtrirë dhe pavetëdije në binarët e trenit në stacionin Eight Avenue, transmeton Telegrafi.
Kamerat që i kishin të vendosura në uniformë, kanë kapur momentin kur njëri prej policëve sinjalizon shoferin e trenit me bateri që të ndalet, derisa tjetri kërcen në binarë dhe ngrit në këmbë burrin.
Burri më pas është dërguar në spitalin më të afërt për tretman, e po të mos ishin policët ai sigurisht se tani do të ishte i vdekur. /Telegrafi/
https://twitter.com/NYPDnews/status/1394337047268188162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1394337047268188162%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnypost.com%2F2021%2F05%2F17%2Fnypd-transit-cops-save-man-who-collapsed-on-subway-tracks%2F