Në pritjen e sotme të lojtarëve të Kombëtares shqiptare ka pasur edhe një incident.
Në orën 19:00 ishte planifikuar që lojtarët të niseshin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt hotelit dhe më pas të shkonin në darkën e shtruar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Mirëpo, shoferi i autobusit nuk ishte aty. Lojtarët u detyruan që për 20 minuta të prisnin në diell drejtuesin e autobusit.
Ata nisën të bënin foto me tifozët teksa prisnin drejtuesin e autobusit që t’i çonte në hotel. Kështu, nisja për në hotel u bë në orën 19:22.