Shoferi i një kamioni në Krime mezi ka arritur ta shpëtojë kokën pas një aksident të frikshëm komunikacioni, edhe pse në shikim të parë dukej se gjasat që të del i gjallë dukeshin minimale.
Për arsye të panjohura, shoferi kishte humbur kontrollin mbi timonin e kamionit, që ka dalë nga rruga dhe ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në një tobogan, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kamioni lëshohet kodrës poshtë, dhe në një moment përplaset në tobogan.
Për fat të mirë askush nuk është lënduar, kurse shoferi i kamionit ka arritur të kërcej para se t’i “fluturonte” kamioni nga rruga. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=eOjxDnSz07g