Telegrafi

Humb kontrollin mbi timonin gjatë garës në një zonë të banuar, shkatërron 11 vetura vlera totale e të cilave shkon në milion dollarë

Një i ri në Chelsea ka shkaktuar një situatë kaotike, kur me veturën e tij Audi “fluturoi” drejt një sërë veturash lumksoze të parkuar në skaj të rrugës.

Në këtë aksident trafiku janë shkatërruar 11 vetura në mesin e tyre McLaren që kushton 270 mijë dollarë, Porsche Cayenne që vlen 50 mijë dollarë dhe Bentley 300 mijë, transmeton Telegrafi.

Në videon e filmuar nga kamera e sigurisë shihet se si Audi po garonte me një Porsche, para se shoferi të humbte kontrollin dhe të përplasej në veturat luksoze të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kurse “viktima” ishin veturat që në total vlejnë mbi një milion dollarë, e dëmi vlerësohet të jetë rreth gjysmë milioni. /Telegrafi/